Pas gjithçkaje që kam kaluar në vitet e fundit, vendosa që ata kurrë më të mos vendosin për të ardhmen time. "Kam kaluar shumë gjëra të këqija kohët e fundit, dhe pothuajse të gjitha ndodhën për shkak të vendimeve të marra nga njerëz të tjerë. Presioni, kërcënimet, hakmarrja , asgjë nga kjo nuk më tremb. Kam kaluar gjëra edhe më të këqija... besoni mua! "Unë gjithmonë e kam bërë të qartë, në çdo mundësi, që një largim im në një vend tjetër duhet të ishte gjithashtu i mirë për klubin. Nëse nuk do të ishte, unë kurrë nuk do ta pranoja... ashtu si nuk e pranova kur gjithçka këtu po shembej, dhe ata kishin nevojë për mua. "Unë qëndrova dhe dhashë jetën time. Prandaj, shpresoj që të trajtoni situatën time me të njëjtin respekt që kam pasur gjithmonë për Spurs dhe për të gjithë njerëzit që punuan me mua gjatë kësaj periudhe. Thjesht mos vendosni për mua."