Në kanalin e tij në YouTube, Fabrizio Romano ka zbuluar disa prapaskenë shumë interesante lidhur me negociatat Milan-Goncalo Inacio, duke lënë hapur disa mundësi për të ardhmen. Këto janë fjalët e tij. Milan nuk ka ndaluar kurrë së menduari për Goncalo Inacio, Milan u ndal te mbrojtësi në kohë jo të dyshimta, në fund të merkatos, në një zgjedhje të përbashkët mes klubit dhe trajnerit, prandaj vendosi të qëndrojë me mbrojtjen aktuale dhe thirri Tomorin. Por sa i përket lojtarit, së pari mos harroni se ai përfaqësohet nga i njëjti agjent i Amorimit, Miguel Pino, i cili e solli atë te Milani, prandaj raporti ka qenë gjithmonë i mirë. Në qershor operacioni ishte i komplikuar nga ana e kostove. Mund t'ju garantoj se gjatë gjithë muajve të merkatos Inacio i ka dhënë përparësi Milanit, ndaj nuk e përjashtoj një rikthim të tij në qendër të vëmendjes në sesionet e ardhshme të merkatos, madje ata që i janë afër kanë provuar të shtyjnë për ta sjellë te kuqezinjtë."