Ronald Araujo për kalimin te Liverpooli: "Mezi pres të filloj. Jam shumë i lumtur!" "Jam i entuziazmuar që ndodhem këtu, në këtë klub gjigant me shumë histori. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës, mezi pres të nis lojën dhe jam shumë i motivuar." "Mendoj se ishte lëvizja ideale për mua në këtë fazë të karrierës sime. Mendoj se ishte një hap i domosdoshëm. Sapo dëgjova për interesimin e Liverpoolit, gjithçka u konkretizua shumë, shumë shpejt." "Siç e thashë, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj. Jam i kënaqur për interesimin dhe ishte lëvizja e duhur në momentin e duhur."