Keane: Ata [City] e dinin që do t'i dhembte shumë njerëzve, por e bënë prapë. Po të isha një lojtar që pati sukses gjatë atyre viteve, për të cilin ne kemi dhënë shumë lavdërime dhe merita, unë do t'i hidhja 100% ato medalje në koshin e plehrave. Është mashtrim. Dëgjon budallallëqe nga ish-lojtarë që thonë 'ata e fituan në fushë', por kishte mashtrim në lojë. Do të jetë shumë e vështirë për lojtarët dhe trajnerin. Ata i kishin besuar klubit të futbollit dhe asaj që ai përfaqëson. Ka pronarë që janë mjaft të lumtur duke mashtruar. Është shumë e vështirë për lojtarët që të ruajnë nivelin e shkëlqimit në të ardhmen.