Një klub bëri një ofertë dhe me shumën që ofruan, nuk mund të mendonin seriozisht që, në atë treg, marrëveshja do të bëhej në atë nivel, dhe më pas nuk u rikthyen më për të. Nëse po shet lojtarë për 90 milionë paund dhe pastaj dëshiron të na ofrosh gjysmën e kësaj shume për zëvendësuesin, mirë, mund ta bësh. Nuk po kritikoj askënd për këtë. Por kjo nuk do të ndodhë. Mund ta kuptosh që Ismaila do të kishte dashur të largohej, dhe nëse nuk do të ishin pesë ditë para mbylljes së merkatos dhe paratë do të ishin të sakta, atëherë do të kishim provuar ta lehtësonim.