Ai nuk përshëndeti tifozët? Do të flasë me të. Kombëtarja është kombëtarja. Para ndeshjes, i thashë se do ta aktivizoja, por në fund nuk e bëra. Kështu është futbolli. Ai ishte gati të luante, por nuk ishte momenti i duhur për të. Më duhej një lojtar me karakteristika të ndryshme. Mendoja ta fusja pas një ore, por duke parë si po shkonte ndeshja, nuk ishte momenti i duhur. Ndoshta do të luajë kundër Danimarkës.