Lajme
Milan
Unai Emery luajti një rol absolutisht kryesor në këtë negociatë, ashtu si pritej ai ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Leao
Rafael Leão pritet të largohet nga Milani për t'u bashkuar me Aston Villan. Pavarësisht presionit nga Galatasaray, lojtari portugez ka zgjedhur të luajë në Premier League, sipas Record.
Klubi i Birminghamit i ka ofruar Milanit një marrëveshje huazimi, duke paguar një shumë prej rreth 8 milionë eurosh, me detyrim blerjeje. Në total, marrëveshja i afrohet 50 milionë eurove që kërkonte Cardinale, ka mësuar Record.
Ndërsa për Rafael Leão, Aston Villa i ka ofruar 6.5 milionë euro në sezon, një shifër që mund të rritet edhe më vonë sot.
Galatasaray ka bërë çmos për të nënshkruar me Leão, duke i ofruar Milanit 45 milionë euro dhe 12 milionë euro në sezon lojtarit portugez. Megjithatë, oferta e Aston Villës, e bërë mbrëmë, ka bindur Leão-n.
Rafael Leão nuk do të luajë më nesër me Venezia në San Siro.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!