Demetrio Albertini, ish-futbollist i Milanit, u shpreh kështu për TV Play mbi atë se ku mund të arrijë Milani këtë sezon: Më shumë se sa mund të arrijë, është ku duhet të arrijë,duhet patjetër të pozicionohet në katër vendet e para, duke synuar gjithmonë maksimumin. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se ky është një moment ndërtimi. Vazhdoj ta përsëris, kanë kaluar disa vjet, kanë ndryshuar organizatat e klubit dhe madje edhe shumë lojtarë. Bashkimi dhe vlera e individëve nuk mjaftojnë për të krijuar automatikisht një skuadër. Duhet të ndërtohet një ADN specifike, pasi çdo grup është i ndryshëm, dhe nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë.