Së pari ai iu referua mbrojtësit kuqezi: Për një nivel të shkëlqyer… ende duhet të më bindë. Nuk jam i sigurt nëse mund të jetë Baresi i ri, nuk e mendo kështu. Dhe pastaj… mund të luajë me dy qendërmbrojtës apo i duhet të luajë në një mbrojtje me tre? Në një mbrojtje me tre, po… por me katër mbrojtës nuk jam i bindur! Ai duhet të përparojë ende për të më bindur". Më pas ai trajtoi një nga temat më të diskutueshme në lidhje me rolin e Moreira: Mund të luajë në çdo pozicion! Kundër Italisë ai luajti në të djathtë. Nuk ishte paraqitja e tij më e mirë, por megjithatë u paraqit mirë. Më pëlqen shumë dhe kam besim tek ai, por ndoshta fakti që mund të luajë në shumë pozicione mund të rezultojë një problem, sepse trajneri dëshiron të vendosë një lojtar në rolin e tij ideal. Do të doja t'i pyesja: "Cili është pozicioni yt i preferuar, Diego Moreira?". Shpresoj për të që të bëhet një element kyç, por si futbollist gjithmonë ke një rol që preferon të luash.