Pas konferencës për shtyp të Trajnerit të Kombëtares, dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mora vendimin të largohem nga kampi i Kombëtares. Në kohën e duhur, do t'u them të vërtetën të gjithë popullit portugez për arsyet që motivuan largimin tim nga kombëtarja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha të uroj fat të mbarë Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim.