Cristiano Ronaldo, i cili tashmë ka lënë hotelin ku është strehuar Kombëtarja në Kopenhagë, ka marrë vendimin. Një vendim i pakthyeshëm, siç mëson O JOGO , ai nuk do të kthehet më te ekipi i Kombinatave, prandaj ndeshja me Uellsin në Alvalade do të mbetet në histori si e fundit që zhvilloi në përfaqësim të Portugalisë. Kujtojmë se Ronaldo konfirmoi sonte se ka lënë grumbullimin e përfaqësueses portugeze, në prag të ndeshjes, pasi bisedoi me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), Pedro Proença. Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares, dhe pas një bisede me presidentin e FPF-së, mora vendimin për të lënë grumbullimin e kombëtares", shkroi sulmuesi i Al Nassr-it në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale. Në kohën e duhur, do t'u them të vërtetën të gjithë portugezëve për arsyet që më shtynë të largohem nga ekipi kombëtar, të cilit gjithmonë i jam përkushtuar. Tani është koha të uroj fat të mbarë Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim. përfundon futbollisti, rekordmen i ndeshjeve dhe golave për përfaqësuesen portugeze.