Nuk ndihem nën presion sepse jam blerja më e shtrenjtë në historinë e Milanit. Presioni vjen nga përfaqësimi i një klubi të madh ku pritet të fitosh dhe të ngrejë trofe. Nuk mendoj se ka ndonjë presion më të madh se kaq. Nuk ka kohë të mendohet se kush është lojtari më i shtrenjtë apo sa ka kushtuar secili. Ajo që ka rëndësi është të fitosh çdo javë. Në fund të sezonit, ajo që ne dhe mbështetësit tanë do të kujtojmë është nëse fituam, u shpallëm kampionë dhe patëm një fushatë të suksesshme. Kjo është gjëja më e rëndësishme.