Pasi ka ndjekur në stadium katër ndeshjet e para të kampionatit të Milanit kundër Torinos, Venecias, Juventusit dhe Lazios, Gerry Cardinale është gati të bëjë pesë nga pesë, pronari milanist pritet sërish në Milano të shtunën, një ditë para ndeshjes në San Siro kundër Lecces. Këtë e raporton këtë mëngjes La Gazzetta dello Sport, e cila shton se numri një i RedBird do të jetë në tribunën e Meazza edhe për sfidën kundër ekipit nga Puglia. Pas vitesh që praktikisht nuk është parë kurrë në Milano, prej disa muajsh Cardinale ka vendosur të marrë vetë në dorë Milanin dhe tani është gjithmonë pranë skuadrës kuqezi, aq sa tashmë prania e tij në Milanello ose në stadium pothuajse nuk bën më lajm. Pas një delegimi të gjatë, që nga fundi i majit pronari kuqezi ka ndryshuar kursin dhe tani të gjitha vendimet kalojnë përmes tij.