Dejan Savicevic, ish-lojtari i madh kuqezinjtë, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport në të cilën, përveçse ka kujtuar karrierën e tij të gjatë, ka folur edhe për Milanin e ri të Ruben Amorimit, që vjen pas barazimit 2-2 në transfertë me Lazion. Ja fjalët e tij: "Çfarë mendoj për Milanin aktual? Mmm... Milani im ishte tjetër, ne ishim gjithmonë në finalen e Champions League. Këtë e kam parë pak, vetëm fragmente në televizor. Është i ri dhe i freskët. Edhe trajneri është i ri. Kundër Lazios pati një reagim të mirë. Duhet t'i presim me durim dhe të pranojmë edhe gabimet, ato janë pjesë e futbollit. E di, nuk ka kohë, por cilësia duhet të dalë, do të barazohet me të tjerat. Fatkeqësisht, Interi më duket më përpara. Por sezoni është i gjatë dhe i komplikuar për të gjithë. Po presim. Unë kam pritur një vit e gjysmë. Ndërsa, për sa i përket ardhjes së tij te Milani si futbollist, Savicevic ka kujtuar vështirësitë e tij të para: Kam punuar shumë për një vit e gjysmë. Ishte e vështirë, kisha disa probleme fizike dhe përpara ishin Gullit, Van Basten, Rijkaard, Papin. Por zgjodha Italinë sepse ishte kampionati më i bukur në botë dhe aty ishin lojtarët më të mirë. Një zgjedhje e mirë, në një skuadër tjetër nuk do të kisha fituar kaq shumë dhe nuk do të kisha pasur dukshmërinë që më dha Milani. Dhe pastaj tifozët. Të mrekullueshëm, pasionues. Këngët e tyre ishin ngarkesa më e mirë. Më bën shumë qejf që njerëzit pas më shumë se njëzet vjetësh më kujtojnë. Ka nga ata që më thonë se isha si Platini. Është bukur.