Gazetari turk Ferhat Kızıltaş raporton se negociatat mes Galatasaray dhe AC Milan për transferimin e yllit portugez Rafael Leão kanë hyrë në fazën e tyre përfundimtare.
Detajet kryesore të marrëveshjes së propozuar përfshijnë:
Shuma e transferimit: €40m – €45m për kartonin e lojtarit.
Paga vjetore: €12 milionë në sezon për Rafael Leão.
Forma e lëvizjes: Blerje e menjëhershme dhe transferim definitiv (jo huazim).
Klubi turk po kërkon të përforcojë sulmin pas mbërritjes së Victor Osimhen, ndërsa Milan po vlerëson ofertat përfundimtare për anësorin 27-vjeçar.
Galatasaray është gati të paraqesë një ofertë të re te ACMilan për të tentuar transferimin e Rafa Leao-s. Bisedimet janë në vazhdim. Sulmuesit portugez i është ofruar një kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 10 milionë eurosh në vit plus bonuse për ta bindur, por kërkesat e Leao-s për pagën janë më të larta (të ngjashme me pagën e Osimhen-it).
Real Madridi ka përmirësuar ofertën për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior. Sipas raportimeve, klubi spanjoll tani i ka ofruar brazilianit një pagë fikse prej 24 milionë euro neto në sezon, nga 22 milionë euro që ishte oferta e mëparshme. Oferta e re thuhet se ka kënaqur të dyja palët.
Sipas Andrea Ramazzottit të Gazzetta dello Sport, Ruben Loftus-Cheek ka lënë përshtypje pozitive së fundmi, por në skemën 3-4-2-1 të Ruben Amorim ai ende duhet të tregojë se mund të bëjë vazhdimisht diferencën si një nga dy mesfushorët ofensivë.
Arteta: Synimi i Arsenalit është të fitojë çdo trofe dhe të ndërtojë një dinasti
Mikel Arteta ka deklaruar se Arsenali do të luftojë për çdo trofe këtë sezon, duke theksuar se objektivi i klubit është të krijojë një “dinasti”.
Trajneri spanjoll u shpreh se e gjithë puna e bërë gjatë verës ka qenë e fokusuar te rikthimi i ekipit te fitoret dhe dominimi afatgjatë.
Marrëveshje në parim mes Cuti Romero-s dhe AtleticoMadrid-it për një kontratë deri në vitin 2030 (6 milionë në vit), me opsion për vitin 2031. "Atleti" tani është në bisedime me Tottenham-in për të arritur një marrëveshje. THFC kërkon 40-45 milionë për të shitur mbrojtësin qendror, i cili tashmë ka kërkuar të largohet.
Romelu Lukaku ka refuzuar disa oferta nga MLS dhe Arabia Saudite. "Big Rom" do të largohet 100% nga Napoli këtë verë, por prioriteti i tij mbetet qëndrimi në Evropë.
Marrëveshje e përfunduar dhe e konfirmuar! BrunoGuimaraes kalon te Arsenal nga Newcastle për 90 milionë euro. Kontratë deri në vitin 2031. OlympiqueLyonnais përfiton 20% të fitimit të NUFC nga ky lojtar. Bruno kishte marrë edhe dy oferta të tjera të rëndësishme, por dëshironte vetëm të bashkohej me AFC. Vizitat mjekësore janë kryer tashmë.
Fofana ndodhet me skuadrën në Perth, por duket se shumë shpejt mund të nisë udhëtimin drejt Anglisë, me Crystal Palace dhe Everton të interesuara për të.
Milan e ka nxjerrë në merkato Youssouf Fofanën dhe kërkon rreth 20 milionë euro për ta shitur. Ky vendim është pranuar edhe nga agjenti i lojtarit.
Leeds United, Coventry City dhe Hull City janë të interesuara për Ruben Loftus-Cheek.
Milani shpreson se njëra prej tyre do të bëjë një ofertë konkrete.
“Vuajta nga pubalgjia gjatë vitit tim të parë te juventus. Juve është një klub i madh dhe shpresoj të arrij gjëra të mëdha. Tani ndihem mirë dhe dua të qëndroj këtu
Unai Emery e ka bindur Dibu Martinez-in të qëndrojë te Aston Villa. Portieri ishte i prirur të largohej nga klubi para Kupës së Botës, por Emery ka luajtur një rol kyç në vendimin përfundimtar të Dibu-s.
Ruben Amorim foli për Sky Sport pas barazimit 1-1 mes Milanit dhe Interit në Perth, duke komentuar edhe paraqitjen e Alexis Saelemaekers.
“Saelemaekers është një profesionist i madh. Ata u drejtuan shumë mirë nga Allegri sezonin e kaluar dhe kjo duket. Gjithsesi, sot luajtëm vetëm 30 minuta”, deklaroi trajneri kuqezi.
Amorim shtoi se në pjesën e dytë skuadra u bë më kompakte për të ushtruar më shumë presion: “Në fillim të pjesës së dytë u pozicionuam më mirë, sepse donim të shtynim më lart”.
Derbi i Madonninës në Perth përfundon me rezultatin 1-1 mes Milanit dhe Interit. Një test miqësor intensiv për të dyja skuadrat, me kuqezinjtë dhe zikaltërit që ndajnë nga një gol.
Pas ndeshjes, trajneri i Milanit Ruben Amorim u shpreh për Sky Sport:
"Duhet të përmirësohemi në gjithçka. Ishte një test i mirë, por na duhen më shumë ndeshje për të provuar të gjithë lojtarët."
Portugezi kërkon ende kohë për të gjetur ekuilibrat e duhur dhe për të vlerësuar të gjithë grupin në prag të sezonit të ri.
Samuel Chukwueze ishte një nga lojtarët më të kritikuar të Milanit në barazimin 1-1 ndaj Interit.
Sipas mediave italiane, anësori kuqezi humbi plotësisht Federico Dimarcon në aksionin e golit të zikaltërve, një gabim që u cilësua si "i rëndë për një lojtar që duhet të mbulojë atë rol".
Paraqitja e tij u vlerësua me notën 5.
Pas barazimit 1-1 ndaj Interit, Davide Bartesaghi u ndal te ndryshimet që ka pësuar Milani nën drejtimin e Ruben Amorim.
"Mund të shihet qartë se kemi ndryshuar krahasuar me sezonin e kaluar. Po punojmë me ide të reja dhe po përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje," deklaroi mbrojtësi kuqezi.
Bartesaghi foli shkurt edhe për të ardhmen e Rafael Leaos:
"Shpresoj që Leao të qëndrojë te Milani."