Lajme
Milan
De Vecchi për Amorimin: Atij nuk i mungon guximi, ka pasur forcën të largojë lojtarët që i konsideronte jashtë projektit
Walter De Vecchi, ish-lojtar i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, ku ka folur edhe për Milanin e ri të Ruben Amorimit. Ja mendimi i tij për trajnerin portugez:
Nëse më pëlqen Amorim? Është ende tepër herët për ta thënë, le të themi që guximi nuk i mungon. Ka pasur forcën të largojë lojtarët që i konsideronte jashtë projektit, të shohim nëse kjo zgjedhje do të japë rezultat. Nga ana tjetër, më duket më proaktiv Cardinale,ka përmbushur kërkesat e trajnerit dhe më në fund po duket në Milano.
Nëse Milani mund të jetë anti-Inter? E vendos në grupin e dytë së bashku me Juven ndër kundërshtarët e mundshëm të zikatrave. Për mua këtë vit më e rrezikshmja ndër ndjekëset është Roma: është një nga pak skuadrat që ende të bën të argëtohesh.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!