Milani po e ndjek me vëmendje Said El Malan, lojtarin e talentuar të lindur në vitin 2006, i cili aktivizohet te FC Cologne. Talenti i ri gjerman ka qenë prej javësh në radarët e Borussia Dortmundit, megjithëse ata ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret. Klubi i Këlnit kërkon rreth 50 milionë euro dhe raportohet se ka shprehur gatishmërinë për ta lënë lojtarin të largohet për këtë shumë. Sipas raportimeve nga Gjermania, hezitimi i Dortmundit mund të krijojë një skenar interesant për Milanin Rossonerët po e monitorojnë situatën dhe thuhet se janë gati të ndërhyjnë nëse marrëveshja me Dortmundin dështon. ⚠️ Megjithatë, ekziston një kusht thelbësor: para se të marrë seriozisht në konsideratë El Malan, Milani duhet të zgjidhë çështjen e Rafael Leãos. Sulmuesi portugez mbetet në treg, por deri më tani nuk ka pasur oferta në shifrën 50–60 milionë euro, shuma për të cilën Milani është i gatshëm ta lejojë largimin e tij. 📌 Pra, El Mala mund të bëhet një opsion konkret vetëm pas një shitjeje të rëndësishme. Një tjetër emër për t'u mbajtur nën vëzhgim për rolin e mesfushorit sulmues.