Lëvizja e beftë e Cardinale në Paris, kaosi në dhomat e zhveshjes dhe prapaskenat e zbuluara Ndërsa Ruben Amorim përpiqet ta shkëpusë Milanin nga zakonet e vjetra, ambienti "kuqezi" mbetet si një fuçi baruti mes një merkatoje të bllokuar dhe pakënaqësive të brendshme. Ja pikat kryesore të editorialit: 💣 LËVIZJA E CARDINALE-S: Merkato e bllokuar? Pronari ndërhyn. Gerry Cardinale shkoi personalisht në Paris për të mbyllur marrëveshjen për Gonçalo Ramos-in, direkt me presidentin e PSG-së. ⚠️ RASTI MAIGNAN & RABIOT: • Thuhet se Maignan nuk e mirëpriti ndryshimin e trajnerit të portierëve (i cili u largua drejt Fiorentinës me Allegri-n). • Nëna e Rabiot-it u rikthye në klub për të kërkuar një rregullim të pagës në rast kualifikimi në Champions League. 🛑 PRAPASKENAT ALLEGRI-IBRA: Lamtumira e fundit mes Max-it dhe Baresi-t më 8 prill pas ndeshjes me Napolin; dita e takimit operacional në "Casa Milan", që degjeneroi në një përplasje të ashpër (që gati kaloi në dhunë fizike) mes trajnerit dhe Ibrahimovic-it. Që nga ajo ditë, nisi humbja e objektivit Champions League. 🔄 MERKATO E BLLOKUAR: Pa larguar lojtarët e tepërt (Loftus-Cheek, Fofana, Bondo, Terracciano dhe Gimenez), kompletimi i skuadrës me blerje të shtrenjta mbetet një sfidë e vështirë. ❓ A është menaxhimi i drejtpërdrejtë nga Cardinale zgjedhja e duhur, apo Milani rrezikon një përçarje në dhomat e zhveshjes?